Ekonomia Online
FUNDIT

Kapet duke kultivuar kanabis, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari në Krujë

Kapet duke kultivuar kanabis, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari në Krujë

Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi u kap duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike në një parcelë në zonën e “Skahides”, në lagjen Barun. Policia njofton se operacioni i koduar “Baruni” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit […]

Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi u kap duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike në një parcelë në zonën e “Skahides”, në lagjen Barun.

Policia njofton se operacioni i koduar “Baruni” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në parcelë, efektivët kanë konstatuar bimë të dyshuara cannabis sativa, ndërsa në vendngjarje është kapur edhe pronari i parcelës, shtetasi me inicialet E. P., 62 vjeç, banues në Krujë.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet në territorin e Krujës do të vijojnë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Të ngjashme