Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit

| 03 Maj 2024 | 13:31 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin nё fshatin Zajm-Klinё, dhe se gjatё kontrollit tё dokumentacionit është vërejtur se ngasësi ishte duke vozitur pa kategorinë përkatёse (C).

Kundёrvajtёsit i ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej:

  • 500 euro
  • 3 pikё negative
  • 3 muaj masё mbrojtёse dhe kamioni ёshtё larguar nga trafiku. 

Të ngjashme