Kapet me marihuanë, arrestohet 29-vjeçari në Ferizaj

Prishtinë | 28 Qer 2025 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj, pasi u kap në posedim të substancës së dyshuar narkotike.

“Rreth orës 20:20, gjatë një kontrolli në një lokal në kuadër të një plani operativ për siguri, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë kanë identifikuar të dyshuarin J.L. (29 vjeç), tek i cili është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 8.29 gramë”, thuhet në njoftimin për media.

Rasti i është referuar njësisë për hetimin e drogave, e cila do të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Të ngjashme