Kapet në Divjakë një breshkë e rrallë 60 kg

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 16:05 | Nga

Pushuesit në plazhin e Divjakës kanë vënë re një specie të rrallë breshke ujore dhe kanë njoftuar komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier.

Këta të fundit, pasi bënë identifikimin dhe përcaktimin e species së rrallë, morën të gjitha masat dhe kjo specie ujore e llojit Caretta Carretta me peshe rreth 60 kg, u kthye e lirë në det.

Gjatë sezonit veror, shumë specie detare përfundojnë në brigje të banueshme dhe keqtrajtohen nga banorët e zonave apo pushuesit.

Së fundmi, informacionet dhe thirrjet e bëra nga shoqata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve dhe specieve detare, kanë ndërgjegjësuar popullatën rreth brigjeve detare për rëndësinë e këtyre specieve të rralla që vizitojnë brigjet tona. (ATA)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme