Kapet në kufi automjeti me rreth 20 mijë euro mallra të kontrabanduara

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar pa targa në brezin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohet se po transportonte mallra të kontrabanduara.

Siç thuhet në njoftimin në Facebook, rasti është evidentuar dje, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar, janë gjetur sasi të ndryshme mallrash, përfshirë susam, qumësht pluhur, boca gazi, poça elektrikë dhe çokollata.

Sipas Policisë, vlera e mallrave të sekuestruara, bazuar në çmimet e tregut, është rreth 20 mijë euro, pa përfshirë akcizat dhe detyrimet tjera doganore.

“Lidhur me rastin i dyshuari i cili për mallin e ngarkuar nuk kishte nën posedim dokumentet përkatëse, është shoqëruar së bashku me automjet në SPMK-Kllokot pēr procedim të mëtutjeshëm të rastit, ndërsa në konsultim me prokurorin malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovë”, thotë Policia.

Të ngjashme