Kapet në Lushnjë shqiptari i dënuar në Itali për trafik droge

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë.
I njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024 e ka dënuar me 11 vite burgim për veprën penale “Trafik droge”, të parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga dënimi i dhënë, 48-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vite, 6 muaj dhe 24 ditë burgim, transmeton Klankosova.tv.

Pas arrestimit të tij, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e shtetasit Buxheli drejt Italisë, për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Policia e Shtetit vijon operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të bashkëpunimit me organizatat dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Të ngjashme