F.M., 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje është kapur nga Policia e Kosovës në një fitnes në Ferizaj.
Sipas njoftimit të PK-së, sot në orën 18:00, Njësia e Reagimit të Shpejtë ka pranuar një informatë se personi i kërkuar ndodhej në një klub fitnesi në Ferizaj.
Pas pranimit të informacionit, tri ekipe të NJRSH-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë realizuar arrestimin e tij.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj.