Një rast i arratisje nga burgu kishte ndodhur në fillim të muajit janar në Qendrën për të Mitur në Lipjan, ku një 17-vjeçar kishte ikur dhe ka qëndruar në arrati deri më dje.
I mituri nga Peja është kapur nga Policia në autostradë dhe është shoqëruar në stacion policor për proceduarat e nevojshme.
I njëjti më pas është dërguar në qendër për ta vuajtur dënimin, teksa lidhur me ndalimin e tij është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit/Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.