Një person është kapur së bashku me një granatë në dore nga policia e Kosovës në afërsi të objektit të komunës së Fushë Kosovës.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës Ali Topalli.
Topalli tha se rasti ka kaluar pa pasoja.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha për Klanin se dyshohet se personi në fjalë ka kanosur me granatë një person tjetër.
“Me datë 25.11.2020 rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një kanosje me granatë dore të ndodhur në rrugën “Tahir Zema” në Bresje të Fushë Kosovës. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të dyshuarin me granatën e dorës”.
“Nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet që ky i dyshuar ka kanosur me granatën në fjalë një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë, përderisa granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar për menaxhimin me mjete shpërthyese”.