Prania e peshkaqenëve në ujërat e Adriatikut po kthehet në një dukuri normale.
Natën e shkuar një tjetër peshkaqen me peshë afro gjysmë toni, është kapur nga peshkatarët durrsakë të peshkarexhës “Çelepia”.
Specia e rrallë për ujërat tona që sipas peshkatarëve është peshkaqen i bardhë u kap në një thellësi prej 130 metrash.
Ky njihet si peshkaqeni më i madh grabitqar që haset rëndom në ujërat sipërfaqësore të oqeaneve, po vitet e fundit është konstatuar dhe në ujërat e Mesdheut.
Një javë më parë, një tjetër peshkaqen i llojit tigër, thuajse me të njëjtat përmasa u kap në thellësi nga anija e peshkimit “Meduza”.