Sofiane Lokar, kapiteni i ekipit algjerian Mouloudia Saida, ka ndërruar jetë të shtunën pas një ataku kardiak.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Oran Association, të shtunën, në ligën e kategorisë së dytë algjeriane.
Sufian Lokar, 30 vjeç, u rrëzua papritur në fushë gjatë ndeshjes dhe stafi mjekësor nxitoi për t’i shpëtuar jetën, por ai dha frymën e fundit, pasi pësoi një atak në zemër.
Sofiane ishte martuar vetëm një javë më parë.