Kapiteni i Cervena Zvezdës provokon, thotë se “Kosova është Serbi”

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 14:38 | Nga

Michel Donald, kapiteni i Cervena Zvezdës me prejardhje nga Surinami dhe me nënshtetësi holandeze ka provokuar rëndë në prag të duelit të nxehtë që do të luhet ditën e enjte mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut.

28-vjeçari ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruhej: “Kosova është Serbi”.

Kjo gjë ka ndodhur pas tërheqjes së njohjes nga Surinami të Kosovës.

“Çdo nderim për këtë njeri të madh dhe kapitenit të madh të dashurisë dhe besnikërisë por edhe Surinamit të tij për guximin”, shkruan një tifoz Serb.

Një dhe i vetmi, kapiteni më i mirë”, shkruan një tjetër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme