Kapiteni i Atalantas pranon se ndeshja kundër Valencias mund të ketë ndikuar në përhapje të Coronaviusit në Bergamo

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i klubit italian të futbollit, Atalanta ka pranuar se ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Valencias në “San Siro” mund të ketë pasur ndikim në përhapjen e koronavirusit në Bergamo.

Rreth 40 mijë tifozë të Atalantas udhëtuan nga Bergamo për në Milano për të shikuar ndeshjen të cilën e fitoi klubi i tyre me rezultatin 4:1 muajin e kaluar. Mirëpo, ajo ndeshje historike, sipas edhe virologëve mund të ketë ndikuar në përhapjen e COVID-19 në rajonin e Lombardisë.

“Në fillim ne kishim shumë keqinformim dhe të gjithë e morëm shumë lehtësisht këtë. Të gjithë menduam se thjeshtë është një grip dhe kështu vazhduam të bënim jetë normale. Kur nisën vdekjet, ne filluam të frikësoheshim. Dikush në atë ndeshje në San Siro ishte i infektuar”.

“Ne të gjithë po presim të shohim nëse ndonjëri po shfaq simptoma. Zhvillimi i atyre ndeshjeve ishte diçka e tmerrshme. Nuk kishte fare kontrolle në Valencia në ndeshjen e kthimit, çdo gjë ishte shumë e relaksuar. Mendoj e situata në Bergamo sot ka diçka të bëjë me atë ndeshje të Ligës së Kampionëve në San Siro”, ka thënë Alejandro Gomez për “Ole”, transmeton Koha.net.

Gomez pranon se ende po e ka të vështirë të përballojë realitetin e ri.

“Është e vështirë të mendohet për futbollin. Mundohem të mbajë veten në formë dhe stërvitem një apo dy orë në ditë, por është e vështirë të koncentrohesh. Futbolli është gjëja e fundit për të cilën shqetësohem tash. Nuk e di nëse do të luajmë sërish këtë stinor, nëse do të luajmë në verë apo pas disa muajve”.

“Por, së pari vendi ynë duhet të përmirësohet. Do të jetë shumë e vështirë të luajmë sërish. Si do të organizohen udhëtimet e si do të shkohet në hotele? Janë pyetje të cilat ia bëjë vetes. Unë nuk jam në gjendjen më të mirë mentale, situata në vend nuk është më e mira, por po mundohemi të qëndrojmë pozitiv, ndonëse po vijnë lajme të këqija çdo ditë”, ka shtuar Gomez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme