Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Mykonos të Greqisë, ku po i kalon pushimet, bëjnë të ditur mediat britanike, duke u thirrur në ato lokale.
Sipas mediave, Maguire është arrestuar, pasi është me një grup turistësh britanikë.
Policia doli në vend të ngjarjes pas mesnatës, pasi u njoftua se dy grupe britanikësh po rrahën mes vete.
“Klubi është i njoftuar me incidentin ku ka marrë pjesë edhe Maguire. Është vënë kontakti me të dhe ai po bashkëpunon me autoritetet greke. Nuk do të komentojmë më shumë”, është thënë në një komunikatë nga Manchester Unitedi.
Maguire është pjesë e Unitedit prej vitit të shkuar. Është mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë nga Manchester Unitedi. Sezonin e shkuar luajti në 55 ndeshje dhe shënoi tre gola.