Kapiteni i ri i Trepçës, Drilon Hajrizi, po përballet me një sfidë shëndetësore.
Çka saktësisht nuk është bërë e ditur nga askush, por Federata e Basketbollit të Kosovës, sikurse edhe dy klube të Prince Caffe Superligës, Peja dhe Golden Eagle Ylli, i kanë uruar shërim të shpejtë lojtarit mitrovicas.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, KB Trepça ka njoftuar se basketbollisti i ka bërë vizitë bashkëlojtarëve, duke nënkuptuar se ai tashmë po e merr vetën.
“Me vizitën e tij sot na ka gëzuar kapiteni i skuadrës, Drilon Hajrizi. Driloni ka pasur një sfidë shëndetësore që po e kalon gradualisht. Vizita e tij sot në klub është dëshmi që sfida shëndetësore i takon së kaluarës. Sot jemi të lumtur t’u njoftojmë që liderin e ekipit e presim së shpejti në radhët tona”, shkruhet në postimin e kampionëve të Kosovës.
Ata më tej theksojnë se bashkë presin të korrin suksese tjera.
“Së bashku drejt sukseseve të reja. Për TREPÇËN që na bënë krenarë të gjithëve” përfundon shkrimi i ekipit mitrovicas, përcjellur edhe me fotografi të vizitës që Hajrizi ia