Kapiti publikon fotografi nga ambasada e re në Londër: Urime Kosovë!

| 11 Pri 2023 | 18:37 | Nga

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti ka shpërndarë fotografi nga vila ku do të zhvendoset ambasada e Kosovës.

Kapiti ka shkruar se ambasada e re e cila gjendet në Hyde Park të Londrës do t’i hapë dyert së shpejti.

Përderisa, ka shtuar se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohen edhe më tej

“Së shpejti në shtëpinë e re dhe të përhershme të Republikës së Kosovës – në Mbretërinë e Bashkuar. Si gjithnjë, dyert tona do të jenë të hapura për mërgatën e cila gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuoj për Kosovën. Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohen edhe më tej – Urime Kosovë!”, ka shkruar Kapiti.

Ambasada e re e Kosovës në Londër, dikur pronë e komedianit Spike Milligan, do t’i kushtojë Kosovës mbi 7 milion euro.

Të ngjashme