Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë thirrje ndaj institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë për të shuar zjarrin që ka kapluar pyjet e Lybeniqit të Pejës.
Sipas Musliu-Shoshti, situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej.
“Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lybeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore. Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej!”, ka shkruar deputetja në Facebook. EO