Kaplohet nga zjarri një stallë në Pobërgjë të Deçanit

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në mesnatë një burrë nga fshati Pobërgjë i Deçanit, ka njoftuar Policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e tij.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Si pasoje e zjarrit është djegur objekti-stalla, dy shtazë shtëpiake, një traktor, një veturë si dhe një sasi ushqimi për bagëtinë.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme