Kaq protestues morën pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka publikuar fotografi nga protesta e sotme e PSD-së kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Në këto fotografi shihet se numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga kjo parti ka qenë i madh.

“Pjesëmarrje masive në protestë. Të bashkuar këtu rreth një kauze të përbashkët, pavarësisht secilës përkatësi ”, ka shkruar Kuçi në një postim në “Facebook”.

Protesta e PSD-së ka përfunduar e qetë edhe pse në disa çaste pati konfrontime të Policisë me protestuesit.

https://www.facebook.com/NatyraKuqi/posts/10224319910577700

Të ngjashme