Reperja shumë e pëlqyer shqiptare, Tayna, feston sot ditëlindjen e saj të 29-të.
E njohur për hitet dhe performancat e saj energjike, Tayna ka zgjedhur ta shënojë këtë ditë të veçantë duke u bërë një dhuratë të madhe ndjekësve të saj besnikë: publikimin e këngës së re, “Diamond”.
Ky projekt muzikor vjen si një falënderim për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për Taynën, duke e ngritur karrierën e saj në një nivel ndërkombëtar.
Kënga e saj, “Si Ai”, shpërtheu në të gjithë botën duke u bërë një fenomen i vërtetë global.
‘Si Ai’ arriti të pushtojë platformat e ndryshme, duke u bërë virale kryesisht në TikTok dhe duke hyrë në klasifikimet e shumë vendeve jashtë Ballkanit.
Hiti u dëgjua dhe u shpërnda masivisht nga përdorues në botë duke e kthyer Taynën në një ambasadore të muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Me publikimin e ‘Diamond’ sot, Tayna synon të vazhdojë serinë e hiteve, duke e bërë ditëlindjen e saj një festë jo vetëm personale, por edhe profesionale.
Gëzuar ditëlindjen Tayna! /Prive By Liberta Spahiu