Të mbash një marrëdhënie të qëndrueshme nuk është e lehtë. Aftësitë e nevojshme për të menaxhuar konfliktet, komunikimi i mirë janë cilësitë, që mund të bëjnë dallimin midis një marrëdhënie që funksionon dhe asaj që është e prirur të dështojë.
Inteligjenca emocionale në çift mund të përkufizohet si një “palestër”, ku ju nuk trajnoni muskujt, por lidhjet dhe dashurinë. Përdorimi i inteligjencës emocionale do t’ju lejojë më pas të kuptoni më mirë jo vetëm partnerët, por edhe veten.
Karakteristikat e çifteve emocionalisht inteligjentë:
1.Ata komunikojnë në mënyrë të hapur dhe të ndershme
Në situata të divergjencave të mendimeve ose konfliktet, çiftet emocionalisht inteligjente përballen me qetësi dhe dëgjojnë në heshtje arsyet dhe pikëpamjet e tjetrit pa paragjykime.
2. Ata i njohin gabimet e tyre
Duket e lehtë, por jo të gjithë janë në gjendje të bëjnë këtë. Ata e dinë se korrigjimi i gabimeve kërkon përulësi, guxim dhe mbi të gjitha inteligjencë emocionale.
a) Ata tregojnë për gabimin e tyre
b)Kërkojnë falje të sinqertë për incidentin
c) Marrin përsipër të mos e përsërisin gabimin
3. Ata dinë se si të falin
Dashuria është mbi të gjitha aftësi për të falur. Falja është një akt i dashurisë që i përket njerëzve me zemër bujare. Ai që nuk mund të falë, nuk di të dashurojë me të vërtetë. Ka situata në të cilat falja është e vështirë, por është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, nëse dashuroni me të vërtetë.
4.Tek ata do të mbizotërojë “ndjenja ne”
Duket e rëndomtë, por çifti ka dy njerëz me nevoja, motive, qëllime, interesa dhe dëshira të ndryshme. Për sa kohë në çift do të mbizotërojnë interesat personale dhe format e egoizmit udhëtimi nuk do të shkojë shumë larg. Nëse partnerët janë të aftë për të krijuar “ndjenjën ne”, duke ndarë çdo gjë së bashku do të përforcojnë lidhjen emocionale, që duhet të ushqehet vazhdimisht me kalimin e kohës.
5. Ata të krijojnë intimitet në çift
Intimiteti është edhe më i fortë se pasioni, por duhet ushqyer vazhdimisht me një besim të thellë reciprok dhe pa kushte. Vetëm mbi këtë bazë mund të jeni plotësisht në tjetrin, duke zbuluar sekretet, duke vënë në dukje dobësitë apo frikën tuaj. Intimiteti është një përmbledhje e një elementi shumë të veçantë për qëndrueshmërinë e çiftit.