Sipas Jamie Dimon, president dhe CEO i JPMorgan Chase, liderët më të suksesshëm kanë disa tipare kyç.
“Përulësia, transparenca, korrektesa dhe të qenët autentik” janë më të rëndësishme – “jo të qenët personi më i zgjuar në dhomë apo ai që punon më shumë”.
Dimon, i cili drejton bankën më të madhe në SHBA dhe mbikëqyr më shumë se 250 mijë punonjës në të gjithë botën, u shpreh kështu në një video për kryeredaktorin e LinkedIn, Daniel Roth:
“Drejtim do të thotë: Të bësh, të ndjekësh, disiplinë, planifikim, analizë, fakte, fakte, fakte. Janë njerëzit e duhur në një dhomë, vrasja e burokracisë, të gjitha këto gjëra” – tha CEO i JPMorgan. Por çelësat e vërtetë të leadershipit nuk janë vetëm këto”.
Do të thotë të kesh “respekt për njerëzit”, të mos kesh “karizmë” apo “fuqi intelektuale” tha ai. Këto cilësi rrisin produktivitetin së bashku me suksesin – u shpreh Dimon. Nëse jeni “egoist” dhe “merrni të gjithë meritat” kur nuk është e drejtë, të tjerët nuk “do të duan më të punojnë” , gjë që do të ndikojë tek efikasiteti në punë.
Kur bën një intervistë pune apo vlerëson një rritje në detyrë, Dimon bën disa pyetje rreth kandidatit, ndër të cilat: “A do të punonit për atë person? A do të donit që yt bir të punonte për atë person?”
Ai merr në konsideratë edhe faktin nëse ata e “marrin përsipër gabimin” apo se “si veprojnë kur diçka nuk shkon si duhet”.
Në rolin e tij si CEO, Dimon thotë se përpiqet të bëjë ato që thotë. “Askush nuk do të thoshte se Jamie Dimon është i përulur, por unë i trajtoj të gjithë njësoj dhe pres të njëjtën gjë.
Për të arritur suksesin, “silluni me njerëzit siç do të donit të silleshin ata me ju”, tha Dimon. “Respektojini njerëzit”.