Dy tenistë të Australian Open kanë rezultuar pozitivë pozitivë më koronavirus pasi mbërritën në Melburn. Rreth 1.200 njerëz, përfshirë lojtarët, stafin dhe zyrtarët, kanë fluturuar në Australi për turneun që fillon më 8 shkurt.
Mirëpo grindja mbi rregullat e karantinës ka hedhur hije mbi ngjarjet e ardhshme. Disa tenistë kanë shprehur zhgënjimin për shkak se janë të mbyllur në dhomat e hoteli me kohë të plotë, ndërsa disa të tjerë nuk janë, shkruan BBC.
Banorët e Melburnit, një nga qytetet më të izoluara gjatë kësaj kohe nga pandemia, kanë ngritur shqetësim rreth rrezikut që ky turne mund të shkaktojë.
Rastet pozitive në tre fluturime kanë detyruar 72 lojtarët të karantinohen plotësisht, që nënkupton se duhet të qëndrojnë në dhomat e tyre tërë kohën, për 14 ditë. Ata nuk do lejohen as të stërviten si rivalët e tjerë.
Kjo gjendje ka zemëruar disa lojtarë ndërsa Novak Gjokoviqi ka lobuar te autoritetet që t’i zbutur rregullat e karantinës, duke i bërë më të shkurtra.