Që nga 18 marsi Qendra e Studentëve u shndërrua në karantinë.
Gjatë kësaj periudhë aty u izoluan më shumë se 1500 persona që erdhën nga vendet e ndryshme të botës në kohë pandemie.klankosova
Por me shumë gjasë së shpejti më nuk do ta ketë një funksion të tillë.
Kjo pasi që në fund të kësaj jave kjo qendër pritet t’i kthehet normalitetit, meqë sipas Ministrisë së Shëndetësisë tashmë janë krijuar kushtet për fitore mbi pandeminë.
Këtë e konfirmoi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë vizitës që të martën i bëri qendrës së studentëve.