Karateistja kosovare, Albulena Gërvalla, ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Aalborg të Danimarkës, për grupmoshat U-21.
Sportistja Gërvalla këtë medalje e ka fituar në kategorinë deri në 55 kilogramë, transmeton Klan Kosova.
Ky nuk është suksesi i vetëm i karateistëve nga Kosova, pasi të premten në kategorinë e kadetëve ka fituar medalje te argjendtë edhe Melos Gashi.
Në këtë garë të Kampionatit Europian kanë marrë pjesë gjithsej 25 garues.
Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar përfaqësuesit për sukseset në fushën e karatesë.