Tenisti rus Aslan Karatsev, i renditur në pozitën e 114-të në botë, ka mposhtur bullgarin Grigor Dimitrov, që pati problem me lëndim, duke u bërë personi i parë në epokën profesioniste të tenisit që ka arritur në gjysmëfinale në paraqitjen e parë në një Grand Slam.
Rusi, që në “Australian Open” arriti nëpërmjet kualifikimeve, triumfoi me 2:6, 6:4, 6:1 dhe 6:2.
Dimitrov kishte vështirësi të lëvizte dhe mori trajtim në shpinë gjatë meçit.
Karatsev 27-vjeçar në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit mes Novak Gjokoviqit dhe Alexander Zverevit.
Në gjysmëfinale të “Australian Openit” në konkurrencë të femrave arriti japonezja Naomi Osaka. Ajo mposhti tajvanezen Hsieh Su-wei me 6:2, 6:2.