Kardinali George Pell do të paditet për abuzime seksuale në vitet e 70-ta

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Kardinali George Pell do të paditet nga një burrë që dyshohet se ka qenë i abuzuar seksualisht nga kleriku në një pishinë në Australi në vitin 1970.

Pell ka mohuar në vazhdimësi se ka abuzuar në pishinën në Ballarat, Victoria afro 50 vjet më parë, shkruan BBC.

Javën e kaluar prokurorët kanë nisur hetimin ndaj tij. Ai tash për tash do të paditet në çështje civile.

Në dhjetor Pell ishte shpallë fajtor për abuzim seksual me dy djem në Melbourne më 1996. Për këtë ai është duke u përballë me verdiktin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme