Kardiologët amerikanë kryen kërkime dhe arritën në përfundimin se konsumimi i deri në 12 vezë në javë nuk dëmton shëndetin.
Kjo është një sasi që nuk duhet të shkaktojë rritje të ndjeshme të nivelit të kolesterolit, i cili është një faktor rreziku serioz për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjegjësisht, akumulimi i kolesterolit në arterie mund të çojë përfundimisht në bllokim dhe parandalimin e kalimit të gjakut, i cili ndonjëherë shkakton sulme në zemër dhe në tru, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave pa yndyrë, fosforit, selenit dhe vitaminave A, B2, B5 dhe B12. Rekomandohen për mëngjes dhe për ata që duan të humbin peshë, raporton Medical News Today.
Përfitimi kryesor i vezëve qëndron në faktin se është një ushqim që përmban proteina lehtësisht të tretshme që ndihmojnë në rritjen e masës muskulore, forcimin e kockave, ruajtjen e funksionit të trurit, ruajtjen e indeve, uljen e presionit të gjakut dhe luftimin e peshës së tepërt.
Ekspertët këshillojnë që të konsultoheni me mjekun tuaj për t’u siguruar që konsumimi i vezëve është i sigurt për ju personalisht.