Duket se gjigantit turk Besiktasit i ka humbur durimi me portierin gjerman të Liverpoolit, Loris Karius, pas vetëm tre muajve dhe është duke e konsideruar mundësinë ta kthejë atë mbrapsht në janar.
Loris Karius mund të kthehet në Liverpool në janar, pasi Besiktasi është duke menduar ta anulojë para kohe marrëveshjen për huazimin e tij, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse u dërgua në Turqi nga gjiganti anglez për ta rifituar besimin në vete pas një periudhe katastrofë në “Anfield”, portieri gjerman vazhdon të vuajë nga forma e dobët dhe gabime trashanike.
Si pasojë, Besiktasi – që e ka opsionin për ta blerë në tërësi Kariusin – tani dëshiron ta kthejë atë në Angli dhe ta blejë sulmuesin e të kuqve në kushte të njëjta.