Karriera, 4 elementë të rëndësishëm për çdo punonjës

Prishtinë | 05 Sht 2024 | 05:14 | Nga Ekonomia Online


Udhëheqësi duhet të jetë gjithnjë i përgjegjshëm për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplotë dhe të qëllimshme me punonjësit tuaj. Kjo e lejon të kuptojë se sa efektive është mënyra e tij e dhe se si motivohen punonjësit për të performuar më të mirën në tërësi.

Vlerësimet, librat dhe mjetet e tjera mund të na ndihmojnë të kuptojmë veten dhe njerëzit me të cilët dhe për të cilët punojmë. Por, ka disa faktorë që motivojnë punonjësit për t’u zhvilluar dhe për të kuptuar me të vërtetë se çfarë ka më shumë rëndësi për ta. Objektivi i përgjithshëm duhet të jetë ndihma që duhet t’i japim njëri tjetrit.

Për të identifikuar se çfarë motivon më shumë punonjësit, më poshtë keni disa nga pikat më të rëndësishme.

Stabilitet në karrierë – Njerëzit, janë të motivuar që të ketë mbrojtje dhe siguri. Ne të gjithë kemi mësuar nga kolapsi ekonomik i 2008 që ne të gjithë mund të bëhemi viktima të ndryshimeve të papritura duke qenë të përgatitur. Si udhëheqës, qëndroni të ndërgjegjshëm për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në mënyrën se si i udhëhiqni punonjësit tuaj dhe shikoni nivelin e tyre motivues të rritet.

Lidhje me karrierën – Në ditët e sotme, të gjithë duan të vihen re dhe të njihen për punën e tyre kështu që të punësuarit janë të motivuar për t’i arritur. Ata janë në kërkim të mënyrave të reja për të mësuar, për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të investuar në veten e tyre. Kjo është një mundësi për udhëheqësit për t’u përfshirë dhe për të kuptuar se si të ndërtojnë marrdhënie me punonjësit e tyre për të rritur nivelet e performancës dhe besnikërisë.

Të mos pendohesh për karrierën – Njerëzit kanë vetëm një mundësi në karrierën e tyre për të arritur qëllimet e tyre përfundimtare. Në fakt, sa herë jeni takuar me njerëz që janë më të suksesshëm se ju dhe keni pyetur veten se si ata e kanë arritur suksesin?

Njerëzit nuk duan të jetojnë me ndonjë keqardhje në karrierë / jetën e tyre dhe në këtë mënyrë janë të motivuar për të mos zhgënjyer veten. Si udhëheqës, mos lejoni që punonjësit tuaj të ecin përreth me peshë faji. Ndani udhëtimin tuaj me to, dështimet tuaja dhe sukseset. Shumë njerëz janë të hutuar në vendin e punës në lidhje me të ardhmen e tyre; ndihmojini ata të përqafojnë të papriturat dhe të lundrojnë në pasiguri dhe të ndryshojnë.

Avancim në karrierë – Punonjësit janë shumë të motivuar për të arritur qëllime në qoftë se ata e dinë se avancimi i pret. Kjo kërkon që punonjësit të jenë të ndërgjegjshëm për mundësitë që shtrihen përreth dhe përtej asaj që ata kërkojnë. Si udhëheqës, ju do të mbani nivele të larta të motivimit nga punonjësit tuaj në qoftë se ju mund të hapni dyer mundësish dhe të përshpejtoni shanset e tyre për avancim. Duke ndihmuar punonjësit tuaj të zbulohen do të rritni motivimin e tyre për të arritur objektivat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme