Karrotreci përplas për vdekje këmbësorin

| 10 Pri 2023 | 09:19 | Nga

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnje rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Zhamë, ku një karroatrec ka përplas një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima nuk është identifikuar ende. Ndërsa shoferi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale M.Ç. banues në Levan u shoqërua në komisariatin e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë, njofton tvklan

Të ngjashme