Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, është në top formë në kampionatin zviceran me skuadrën e Sionit.
Kasami edhe pse nuk shënoi golin e fitores ndaj FC Zurich, ai zhvilloi një ndeshje briliante duke u zgjedhur futbollisti i ndeshjes.
Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar formacionin e javës të kampionatit, në të cilin është dhe Kasami.
Ish-futbollisti i Fulhamit kishte përkrah vetes në sulm Ermir Lenjanin, ndërsa kundërshtar në fushë kishin Hekuran Kryeziun që luan te FC Zurich.