Kasami në formacionin më të mirë të javës në Zvicër

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar java e 15-të në elitën e futbollit zviceran.

Kampioni në fuqi Young Boys ka triumfuar në udhëtim te Sioni me rezultat 3:4.

Pajtim Kasami ishte realizues i tre golave në këtë takim për Sionin, por në fund kampionët në fuqi arritën të tregonin forcën duke fituar takimin.

Falë paraqitjes fantastike në këtë takim, Kasami është futur në formacionin më të mirë të javës.

Me tre golat e shënuar ndaj Young Boysit, Kasami është ngritur në koutën e shtatë golave në kampionat.

Formacioni i javës nga e përditshmja zvicerane Blick.

Frick, Letard, Nathan, Daprela, Cognat, Ruiz, Marchesano, Tasar, Kramer, Nsame, Kasami. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme