Kasami në plane të Fenerbahçes

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti shqiptar Pajtim Kasami është në plane të gjigantit turk të futbollit Fenerbahçes, shkruan “Hurriyet”.

Kasamit para disa ditëve i është shkëputur kontrata nga Sioni, pasi kishte refuzuar të hiqte dorë nga paga shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ai ishte një nga nëntë futbollistë të cilët i largoi Sioni. Në mesin e tyre ishte edhe Ermir Lenjani.

Kasami 27-vjeçar këtë edicion për Sionin luajti 25 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi 12 gola dhe asistoi dy tjerë. Me Zvicrën ai i ka luajtur 12 ndeshje dhe i ka shënuar dy gola.

Klubi turk Fenerbahçe ishte interesuar për Kasamin edhe më herët dhe mendon të bëjë ofertë për futbollistin në verë. Te Fenerbahçe luan ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme