Bilall Kasami ka mbajtur një konferencë për gazetarë, ku ka njoftuar për vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 rreth legjitimitetit të Lëvizjes BESA.
“Gjykata solli vendimin që ne e kemi thenë shumë herë në paraqitjet tona publike se Lëvizja Besa është një dhe ajo jemi ne. Me këtë vendim të gjykatës refuzohet kërkesa e pabazuar e grupit tjetër joformal duke jua bërë me dije se organet e partisë zgjidhen nga anëtarët e sa. Të gjithë individët që në të ardhmen nuk do reshtohen në Lëvizjen Besa por do vazhdojnë të keqpërdorin emrin e partisë, ndaj të njejtëve do merren masa juridike konform ligjeve të shtetit”, ka deklaruar Kasami.
Ai ka thënë se pas kongresit të mbajtur më 24 shkurt, kanë rrumbullaksuar organet vendim-marrëse të partisë dhe janë të bindur se edhe më fuqishëm do dominojmë skenën politike duke u ofruar si subjekt politik me vizion të qartë politik.