Kasanof sot takon liderët e opozitës, takimet do të jenë të ndara

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësndihmës Sekretari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, sot do të takojë edhe partitë opozitare.

Një ditë pasi ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, diplomati amerikan do t`i takojë edhe liderët e tri partive opozitare.

Kasanof liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së do t`i takojë në takime të ndara, në ora 10:00 zyrtari i lartë i amerikan do ta takojë liderin e AAK-së, Ramush Haradinja.

Në ditën e parë të vizitës së tij, Kasanof ka takuar liderët institucionalë.

Fillimisht, ai ka takuar presidentes e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit, Presidenca ka lëshuar komunikatë për media, ku janë treguar disa detaje të takimit.

Sipas komunikatës, Osmani dhe Kasanof kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e partneritetit ShBA-Kosovë.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit.”, është thënë në komunikatën e Presidencës.

Pa takimit me Osmanin, diplomati amerikane është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se temë kryesore e diskutimit ishte dialogu me Serbinë.

“Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri Alexander Kasanof si dhe partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionerëve të rinj. Ai shtoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e dyanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim. Përgjatë takimit u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Zyrtari amerikan nuk është deklaruar për media pas takimeve me liderët institucionalë të Kosovës.

Kasanof erdhi në këtë pozitë, pasi i përfundoi mandati amerikanit tjetër, Gabriel Escobar.

Të ngjashme