Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka konfirmuar se deri tani është shënuar një viktimë nga tërmeti 6.4 shkallësh që ka goditur sot Kroacinë.
Kasapolli ka thënë se ende nuk ka të dhëna nëse ndonjë bashkatdhetarë është lënduar si pasojë e tërmetit.
Ai në një postim në profilin e tij zyrtar ka dhënë edhe numrin se ku mund të lajmërohen kosovarët që jetojnë në Kroaci.
“Ju bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë që për raste urgjente te lajmërohen ne numrin emergjent te Ambasadës se Republikës se Kosovës ne Kroaci +385916037343”, ka shkruar Kasapolli.
Shkrimi i plotë:
Te nderuar, nje termet tjeter i fuqishem 6.4 shkalle te Rihterit e goditi sot Kroacine. Epiqendra e termetit ishte ne Petrinje, 44 kilometra larg Zagrebit dhe eshte ndjere edhe ne shtetet fqinje. Deri me tash raportohet per nje viktime, vajze e vogel, shume te tjere te lenduar dhe deme te medha materiale. Per momentin, nuk kemi te dhena per te lenduar bashkatdhetare tane ne Kroaci. Ju bejme thirrje bashkatdhetareve tane qe per raste urgjente te lajmerohen ne numrin emergjent te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Kroaci +385916037343.
Uroj te gjejme force dhe qetesi shpirterore ne keto kohe te veshtira!