Zgjedhjet po vijnë në Kosovë. Por zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje.
Kastat politike aktuale në Kosovë nuk kanë liderë që ofrojnë zgjidhje. Ato ose janë servile deri në pështirosje ose janë jorealiste dhe partizane.
Çështjet e mëdha si përfundimi i ndarjes së Kosovës me Serbinë kërkojnë elita.
Njerëz që krijojnë konsensus dhe unitet për vendime të mëdha dhe mbase edhe ndryshim kursi, ku Kosova dhe shqiptarët nuk trajtohen si monedha.
Kur nuk di të tregosh çfarë kostumi do, vjen dikush dhe t’i pren teshat pa të pyetur fare.