Sevilla mbrëmë shënoi një fitore të lavdishme ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 36-të në La Liga, dhe në këtë triumf “mund të ketë ndikuar” një vizitë e këndshme që ky ekip e ka pasur në ambientet e veta.
Ishte kasti i serisë Game of Thrones që dje qëndroi në vizitë te klubi andaluzian, madje dy nga ta kishin të veshur edhe fanellën e kësaj skuadre.
Ata duket se po qëndrojnë në Dorne të Sevillës për ta xhiruar një pjesë të sezonit të fundit të serisë më të famshme të dekadës.