Kastrati: Akti i parë simbolik i vendosjes së kufirit administrativ të autonomisë serbe andej urës

Prishtinë | 31 Gus 2024 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka komentuar kordonin e krijuar mbi Urën e Ibrit nga ushtarët e KFOR-it.

Në një shkrim në profilin e tij, Kastrati ka shkruar se ky është akti i parë simbolik i vendosjes së kufirit administrativ të autonomisë serbe andej urës.

“Nuk është agresori NATO! Mbi urë janë çlirimtarët: Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Agim Bahtiri, Mefail Bajçinovci, etj. Ky është akti i parë simbolik i vendosjes së kufirit administrativ të autonomisë serbe andej urës! Urime hajvanave!”, ka shkruar Kastrati.

Të ngjashme