Kastrati: Fotografia e personit të infektuar me virus e që qarkullonte lirshëm është bërë para disa dite

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka sqaruar sot lidhur me postimet në rrjetet sociale për një person në Kamenicë, që është infektuar me COVID-19 por që nuk ka respektuar vet-izolimin.

Kastrati në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini ka bërë të ditur se personi në fjalë fotografinë që ka qarkulluar në rrjetet sociale e ka bërë ditë më herët, ndërsa kur fotografia ka qarkulluar në rrjetet sociale ai ishte i shtrirë në Klinikën Infektive.

Ndryshe, mbrëmë në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e një personi të infektuar me COVID-19 me mbishkrimin “S’ka virus e as orë policore për mua”.

Në tërë vendin deri tani 125 persona kanë dalë pozitiv në COVID-19, 10 prej tyre janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme