Kreu i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është shprehur i tronditur pas vrasjes së hershme në Gjilan, ku një polic e vrau një qytetar.
“Vrasja e qytetarit nga Muqiverci në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, prej një pjesëtar i Policisë së Kosovës na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Kastrati.
Ai ka thënë se “ky rast shpërfaqë padrejtësinë, pabarazinë që përjetohet nga individë më të pambrojtur të shoqërisë përballë atyre që zotërojnë pushtetin, e në rastin më flagrant – siç ishte rasti i sotëm – përballë policit që duhet të reflektojë e ofrojë siguri”.
“Ftoj organet e drejtësisë të trajtojnë rastin me seriozitetin më të lartë. Familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Kastrati.