Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Me këtë rast Kastrati ka thënë se Kamenica po jep shembullin se si zhvillohet arsimi dhe mbrohet mësimdhënësi.
“Reforma e arsimit në Kamenicë sot ka hedhur një hap të madh përpara. Kamenica po i jep mësim Kosovës se si zhvillohet arsimi e si mbrohet mësimdhënësi.”
Ai shtoi se kjo kontratë është e para në nivel sektori me të cilën bashkarisht i jepet zgjidhje problemeve në Arsimin e Kamenicës.
“Lajmi për nënshkrimi e Kontratës Kolektive është sihariq i madh në dy fusha tejet të rëndësishme për shoqërinë. Kjo kontratë i hap rrugë rritjes së cilësisë në arsim sepse asaj po i bashkohet komuniteti i mësimdhënësve, mësuesit e profesorët. Rëndësi të jashtëzakonshme ka edhe fakti se nënshkrimi i sotëm përbën kontratën e parë kolektive në nivel të ndërmarrjes. Problematikat e ngjashme në fushën e arsimit por jo vetëm, nuk do të trajtohen më individualisht, por kolektivisht dhe përmes sindikatës. Precedenti që kemi vendosur sot nuk është ai i kompromisit, por i bashkëpunimit. Kjo është e mundur sa herë marrëdhëniet midis nesh i kemi të ndërmjetësuara prej qëllimeve përparimtare. Dija e emancipimi janë të tilla.”- tha Kastrati.
Postimi i plotë:
“Reforma e arsimit në Kamenicë sot ka hedhur një hap të madh përpara. Kamenica po i jep mësim Kosovës se si zhvillohet arsimi e si mbrohet mësimdhënësi.
Lajmi për nënshkrimi e Kontratës Kolektive është sihariq i madh në dy fusha tejet të rëndësishme për shoqërinë. Kjo kontratë i hap rrugë rritjes së cilësisë në arsim sepse asaj po i bashkohet komuniteti i mësimdhënësve, mësuesit e profesorët. Rëndësi të jashtëzakonshme ka edhe fakti se nënshkrimi i sotëm përbën kontratën e parë kolektive në nivel të ndërmarrjes. Problematikat e ngjashme në fushën e arsimit por jo vetëm, nuk do të trajtohen më individualisht, por kolektivisht dhe përmes sindikatës. Precedenti që kemi vendosur sot nuk është ai i kompromisit, por i bashkëpunimit. Kjo është e mundur sa herë marrëdhëniet midis nesh i kemi të ndërmjetësuara prej qëllimeve përparimtare. Dija e emancipimi janë të tilla.
Kontratën që nënshkruam sot me Sindikatën e Arsimit rregullon çështjen e risistemimit dhe mbronë interesat e mësimdhënësit, duke u siguruar që ASNJË mësimdhënës nuk do të mbetet pa të ardhura. Lajm shumë i mirë për prindërit e fëmijët, për të cilët shkolla tani e tutje do të jetë institucion serioz e atraktiv që përgatitë qytetarë të përgjegjshëm në shoqëri. Komuna e Kamenicës dëshmoi që ndonëse me kapacitete të kufizuara, mund të marrë përsipër një reformë rrënjësore e të rëndësishme për të ardhmen e komunitetit të saj. Barazia sociale, mendimi kritik e zhvillimi i gjithëmbarshëm janë karakteristika të shoqërive që synojnë zhvillim e përparim.
Për mua personalisht, nisma për reformën në arsim dhe qëndrimi për një kauzë nga e cila përfiton nxënësi, është ndër detyrat më të rëndësishme për të cilat do të vazhdoj të angazhohem së bashku me grupet e interesit dhe komunitetin në tërësi. Jam i lumtur që në këtë rrugëtim sot na është bashkuar edhe SBASHK-u.
I zhgënjyer që për shkak të interesave elektorale e personale, individë e grupe të caktuara u munduan të manipulojnë e bllokojnë reformën e cila shihej sheshazi që kishte qëllimin më të mirë, ishte përgatitur e hulumtuar seriozisht, dhe do të realizohej. I ftoj të gjithë ata të reflektojnë dhe të bashkohen në këtë rrugëtim sepse ky preokupim, ky angazhim dhe këto zhvillime janë të të gjithëve. Për nxënësin.
Mua më zbrapsin idetë më të mira, zgjidhjet më efektive dhe puna më e madhe e kujtdo. Por jo ofendimet, kërcënimet e presioni.
Edhe një herë falënderoj SBASHK-un dhe zotohemi që ASNJË mësimdhënës nuk do të mbetet pa të ardhura.
Ky është vetëm fillimi. Transporti po vazhdon pa probleme. Pedagogët janë angazhuar. Këndi i leximit në shkollën “Dëshmorët e Kombit” është rregulluar. Hapësira të këndshme e të rehatshme për nxënësit. Vazhdojmë me bibliotekën në Koretin e zhvillime të tjera. Për nxënësit. Me prindërit. Mësimdhënësit. Së bashku!”