Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, përveç që i ka bërë armiq ShBA-të, ka arritur ta shpërndajë te përkrahësit e vet gjuhën të cilat sipas tij e përdorin edhe serbët kundre kundër SHBA-së e NATO-s.
Sipas deputetit të PDK-së, do të turpërohen të gjithë ata që kanë votuar këtë qeverisje.
“Albin Kurti përveç që i ka bërë armiq SHBA-të ka arrit për një kohë të shkurtë ta shpërndaj te përkrahësit e vet fanatik gjuhën e cila në disa nuanca ngjan me gjuhën që serbët përdornin kundër SHBA-së e NATO-s. Një ditë do të turpërohen të gjithë ata që kanë votuar këto gjallesa në krye të VV-së, por frikohem që ka me qenë vonë”, ka shkruar Kastrati.