Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, tha se për tollovinë e krijuar në sallën “1 Tetori”, nuk duhet fajësuar qytetarët por keq organizimin për procesin e vaksinimit.
Kastrati thotë se në QKMF në Kamenicë nuk është krijuar një problem i tillë për shkak të mirë menaxhimit.
“Qytetarët s’i kanë fajet. Kështu duket procesi i vaksinimit në QKMF në Kamenicë, pa pasë nevojë ta kopjojmë Tiranën”.
“I kemi organizuar listat e qytetarëve në bazë të moshës. I kemi kontaktuar disa herë. E kemi specifikuar drejt orarin e vaksinimit, dhe i kemi pritur të organizuar.
Është kaq e thjeshtë!”, ka shkruar ai.