Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ekrem Kastrati i ka shprehur ngushëllime familjes së futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina, raporton Ekonomia Online.
Ekrem Kastrati tha se sot Malisheva dhe mbarë Kosova humbën një sportist të dalluar, i cili me përkushtim e pasion dha një kontribut të çmuar në disa klube futbolli.
Ai iu shprehu ngushëllime familjes dhe shokëve të futbollistit tashmë të ndjerë.
“Ikja e tij në lulen e jetës na la të tronditur e të pikëlluar të gjithëve. Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij të nderuar. Jemi pranë jush me zemër e me mendje. Ngushëllime të përzemërta edhe për FC “Malisheva”, klubin e Vushtrrisë, shokët e tij të skuadrave dhe të gjithë sportistët e sportdashësit për ndarjen nga jeta të Erjonit. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehim solidaritet dhe mbështetje në këto momente të vështira. Kujtimi për Erjonin do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka thënë ai.