Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se ministrja Arbërie Nagavci ka tentuar ta favorizojë një shtëpi botuese, me rastin e mënyrës së blerjeve të teksteve shkollore nga prindërit.
Ai ka thënë se skandalet me rezervat shtetërore për vaj e miell, nuk janë skandal i qeverive te kaluara.
“Jeni të specializuar me i tortoru qytetarëve dhe kjo ministre e ka bër vetëm për ta favorizuar një shtëpi botuese dhe keni me pa rezultatin. Jeni Hajna e kriminela. E keni pas lehtë me thënë 51 për qind”, tha ai.
“Ta merr mendja se e kemi marrë Zvicër dhe e kemi bërë Somali, nuk është e vërtetë se e kemi marrë Somali dhe e kemi bërë mirë. Janë bërë punë të madhe dhe nuk keni çfarë me bë më. Vaji, mielli nuk janë të 20 vjeçarit”.