Kastrati po merr pjesë në panairin e agrikulturës në Bursa të Turqisë

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 13:08 | Nga

Në kuadër të vizitës së delegacionit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Bursa të Turqisë, zv.ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati dhe zv.ministri i Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi, me ftesë të Odes Ekonomike të Bursës, morën pjesë sot në hapjen e panairit te Agrikulturës në Bursa të Turqisë.

Të dy zëvendësministrat vizituan panairin dhe panë më për së afërmi pasjet bujqësore dhe industriale dhe zhvillimin e teknologjisë në këto sfera, ku shprehen nevojën e sjelljes se kësaj teknologjie në Kosovë për zhvillimin edhe më të madhe te bujqësisë dhe industrisë në vendin tonë.

Panairi i Agrikulturës “Bursa 2016” do të zgjasë prej 12 deri 16 tetor 2016.

Delegacionet e dy ministrive, në ditët ne vijim, do të takohet me Odën Ekonomike në Bursa, Shoqatën e Industrialistëve dhe Biznesmenëve te Ballkanit, Shoqatën RUMELISIAD dhe disa shoqata shqiptare këtu në rajonin e Bursës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme