Kastrati publikon fotografinë e Mihalit dhe Nagavcit në Kuvend: Blene kah një pasqyre shikone fytyrën e hajnisë

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 13:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka vendosur në foltoren e Kuvendit, fotografi të ministres Arbërie Ngavci, Dejona Mihalit, dhe logon e shtëpisë botuese “Albas”, pasi sipas tij kjo shtëpi botuese ka përfituar miliona euro nga MASHTI përmes subvencionimit të teksteve shkollore, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Nagavci e Mihali janë të lidhura me kompaninë “Albas” për furnizimin me libra.

“A është kjo e rastësishme me axhin. Ky skenar është i organizuar. Ka vlerë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar. Mos u lazdro. Fillohet kinse ofertat janë shtrenjtë, doli kompania tha e keni 4% më lirë. Kur u bën 8 minuta para fillimit të vitit shkollor, dolët me vendim që dëmtoi shkollën, fëmijët, nxënësat. Këto nuk ishin pasojat e vetme. E keni shkelur brutalisht ligjin për ndarjet buxhetore. Mediokre të lutem qetësohu. E keni dëmtuar ligjin për arsimin parauniversitar. I keni jep ët holla si atij milionerit, si të varfërit. 30 milionerit, 30 të varfërit. Sa prej minoritetit serb kanë aplikuar me i marrë paret prej këtij buxheti, a ata e majnë mësimin ku mësojnë për Karaxhorgjeviqin”, deklaroi Kastrati.

“Këtë e konfirmon zori i madh me të cilin ju e keni kontrabanduar Ligjin për tekste shkollore në lexim të parë. Deputetët nuk kanë qenë prezent, e ju keni thënë se kanë votuar. Pse me Albasin, sepse kjo në të djathtë ka lidhje me Albasin, kjo që po flet se ka lidhje me Albasin. E kjo tjetra ka punuar për ta, paret kanë hi e kanë dalë. Me qito pare blenë kah një pasqyre, e këqyrne fytyrën e hajnisë. Sa pare me Albasin?”, tha ai.

Të ngjashme