Kastrati thotë se prokuroria s’ka prova, gjykimin për vepër terroriste e quan politik

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 11:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gëzon Kastrati, aktivit i PSD-së i akuzuar “Përgatitje të veprës terroriste”, pas përfundimit të seancës së parë për këtë rast, tha se gjykim ndaj tij është politik, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, prokuroria nuk sjellë prova sa i përket veprës për të cilën ata akuzohen. Ai thotë se është absurde që ata të lihen të lirë nëse akuzohen për një vepër kaq të rëndë.

“Më vjen keq se seanca ke e mbyllur dhe arsyetimi gjykatës ke se ai është i mitur por në fakt  ai nuk është i mitur sepse tash i ka diku 19deri në 20 vjet. Ne akuzohemi në vazhdën e krejt protestave që i kemi bë kundër demarkacionit dhe Zajednicës nga viti 2015 deri në vitin 2016 dhe as këtë rast deri tash nuk është shpall fajtor dhe nuk është dënuar”.

“Në secilin rast ka dështuar prokuroria, por këtu po vazhdon prapë. Kualifikimi i veprës tonë është përgatitje për vepër terroriste dhe për tri vjet na kana lanë të lirë në rrugë logjikisht nëse dikush është terrorist nuk ka kuptim me lënë për tri vite të lirë dhe sot ke seanca fillestare dhe brenda 30 ditëve ne kemi me kundërshtuar aktakuzën dhe ju njoftojmë për të gjitha provat”.

“Ne akuzohemi për përgatitje të veprës terroriste ku një rast ka shku në depon e VV-së dhe kur t’i shohin provat s’ka, thjesht është gjykim politik”.

Në Pallatin e Drejtësisë të mërkurën është mbajtur seanca ndaj dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi, që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/fillon-seanca-ndaj-tre-personave-per-pergatitje-te-vepres-terroriste/

Të ngjashme